Dhjetëra mijëra demonstrues edhe më tej në sheshin "Tahrir" në KajroKajro, 8 shkurt 2011 (MIA) - Dhjetëra mijëra demonstrues egjipitanë edhe sot u grumbulluan në sheshin "Tahrir" duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak me premtimin se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa "revolucionit nuk i vjen fundi".
Megjithatë jeta normale në Egjipt fillon të funksionojë, normalizohet qarkullimi dhe bankat janë hapur sërisht, por me orar të kufizuar.
Protestat e mëtejshme kundër Mubarak janë caktur për të premten dhe kjo do të jetë konfirmim për vazhdimin e demonstratave që kërkojnë largimin e presidentit egjiptian.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 297 persona humbën jetën që nga fillimi i protestave, në Egjipt të cilat zgjatin tashmë tre javë.
Nënpresidenti i Egjiptit Omar Sulejman deklaroi sot se Qeveria ka plan për transferin e qetë të pushtetit dhe theksoi se nuk do t'i bllokojë protestat në të cilat kërkohet largimi i presidentit Hosni Mubarak.
|