Në Egjipt protestat po përhapen edhe përkundër kërcënimeve të Qeverisë

Kajro, 10 shkurt 2011 (MIA) - Mbi një mijë demonstrues të rinj iu bashkangjitën sot protestave kundër presidentit Hosni Mubarak edhe përkundër kërcënimve të Qeverisë se do t'i shpërndajë.

Protestat tani po mbahen në dy vende në Kajro - para ndërtesës së Parlamentit dhe në sheshin tashmë të njohur Tahrir, nën vëzhgimet vigjilente të pjesëtarëve të ushtrisë.

Nënpresidenti egjiptian në mënyrë indirekte u kërcënua se do ta përdorë ushtrinë nesë demonstruesit e bllokonin Parlamentin dhe i përforcuan protestat në sheshin Tahrir.

"Jo Sulejman. Jo agjentëve amerikanë. Jo spiunëve izraelitë. Të jetojë Egjipti. Poshtë Hosni Mubarak, janë slloganet të cilat demonstruesit i brohoritnin para Parlamentit.

Ushtarët janë të vendosur para ndërtesës së Parlamentit për ta mbrojtur, por nuk u përpoqën t'i shpërndajnë protestat që megjithatë i habiti aktivistët e shumtë të mësuar në taktikën e fuqishme të regjimit autokrat të Mubarakut.

Trazirat dje u përhapën në oazën Karga, ku jetën e humbën së paku pesë persona, ndërsa njëqind janë plagosur kur forcat e sigurisë gjuajtën ndaj demonstruesve, tha një përfaqësues i policisë.

Rreth 3.000 demonstrues hynë në Port Saida në ndërtesën qeveritare dhe i dogjën mobiljet dhe automobilin e guvernatorit.

Janë vërejtur edhe protesta të tjera në mbarë vendin, si dhe greva në disa ndërmarrje.

Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Ahmed Abul Gejt paralajmëroi mbrëmë se ushtria e cila deri më tani ka qenë neutrale, do të intervenojë nëse vjen deri te eskalimi i protestave kundër Mubarakut.

"Nëse vjen deri te kaosi, forcat e armatosura do të intervenojnë për ta kontrolluar vendin, që paraqet hap i cili do të çonte drejt një situate mjaft të rrezikshme", deklaroi Abul Gejt.

Ai e kritikoi edhe SHBA-në se dëshirojnë të imponojë vullnetin e vet duke kërkuar reforma urgjente. Shumë shpejt pas këtyre kritikave, Uashingtoni sërish i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane të tregojë përmbajtshmëri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail