Ushtria egjiptiane ka "arrestuar dhe torturuar" pjesëmarrës në demonstratat kundër Mubarakut

Londër, 10 shkurt 2010 (MIA) - Ushtria egjiptiane, që prej fillimit të protestave kundër pushtetit të presidentit Hosni Mubarak ka "arrestuar demonstrantë dhe i ka torturuar", njoftojnë mediat britanike, duke iu referuar deklaratave dhe dëshmimeve të disa njerëzve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Londra.

Ata konfirmojnë se janë dërguar në një vend të panjohur, ku janë marrë në pyetje dhe gjatë kësaj ndaj disave prej tyre është zbatuar torturë. Burime, të cilave u referohen mediat  në Londër, konfirmojnë së bëhet fjalë  për "disa qindra, e ndoshta edhe mijëra demonstrues", të gjithë të identifikuar si kundërshtarë të pushtetit egjiptian. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve pohojnë se kanë qenë aktivistë për respektimin e të drejtave të njeriut, avokatë dhe gazetarë, por sqarohet se pjesa më e madhe e tyre veçmë janë liruar.

Zbulimet e tilla e prezantojnë armatën egjiptiane në një dritë krejtësisht tjetër, sepse të gjitha raportet nga Kajro dhe nga qytetet tjera  ku protestohet kundër presidentit Mubarak, ushtria ishte prezantuar  si "tërësisht neutrale" në ngjarjet e tanishme në Egjipt, madje edhe se ajo është më tepër në anën e popullit, se me pushtetin aktual.

Mediat britanike, të cilat ndajnë hapësirë të madhe për ngjarjet në Egjipt, kryesisht e përfaqësojnë linjën  e Shtëpisë së Bardhë dhe Dauning Strit 10, për reforma urgjente dhe të dukshme, duke insistuar në atë se Qeveria  patjetër duhet t'i dëgjojë kërkesat  e popullit, që në Londër  kuptohet si porosi deri te Mubaraku që të largohet nga pushtei sa më shpejt që është e mundur.

"Dejli Telegraf" sugjeron në kujdes, duke paralajmëruar se reformat themelore janë të nevojshme dhe të mirëseardhura, por jo edhe revolucion. Sipas kësaj gazete londineze, nuk duhet të lejohet destabilizim i Egjiptit, sepse ky vend  është faktor kyç për stabilitetin në Lindjen e Afërt. Gazeta e transmeton zbulimin e Uikiliksit për premtimin e dhënë më parë të zëvendës-presidentit të shtetit Omar Sulejman, se Sinaj do të "pastrohet plotësisht" nga kontrabanda me armë për Rripin e Gazës, që është nën kontrollin e Hamasit, që konsiderohet si dëshmi për rolin vital të Kajros në gjendjet e përgjithshme në rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail