Mubarak sonte do të japë dorëheqje, sipas En-Bi-Si-së

Kajro, 10 shkurt 2011 (MIA) - Presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të mund të tërhiqet sonte nga funksioni, njoftoi televizioni amerikan En-Bi-Si, duke iu referuar dy burimeve të pavarura.

Sipas një dëshmitari, një funksionar i lartë ushtarak egjiptian demonstruesve në sheshin "Tahrir" u ka thënë se çka të dëshirojnë, do të ndodh. Ai u ka bërë thirrje demonstruesve ta këndojnë himnin dhe ta ruajnë Egjiptin. Demonstruesit në fjalët e tij kanë reaguar, duke brohoritur: "Populli angazhohet për rënie të regjimit" dhe "Regjimi ra".

Kryeministri i Egjiptit, Ahmed Shafik, paraprakisht për Bi-Bi-Si-në deklaroi se Mubaraku së shpejti do të mund të tërhiqet nga funksioni, duke shtuar se gjendja në vend së shpejti do të bëhet plotësisht e qartë.

Qëndrim të ngjashëm parashtroi  edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Kombëtare egjiptiane në pushtet, Posam Badravi, i cili tha se është e mundur që Mubaraku nesër "t'u përgjigjet kërkesave të popullit".

Si-En-En nga ana tjetër, pa e theksuar burimin e informatës, njoftoi se Mubaraku veçmë është tërhequr nga detyra komandant suprem i Forcave të armatosura egjiptiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail