Baradej: Egjipti do të shpërthejë, ushtria le ta shpëtojë shtetin

Kajro, 11 shkurt 2011 (MIA) - Egjipti do të shpërthejë. Tani ushtria duhet ta shpëtojë shtetin, tha mes Tuiterit opozicioneri egjiptian Mohamed el Baradej pas fjalimi të Mubarakut deri te kombi në të cilin tha se jep një pjesë të pushtetit, por nuk largohet nga funksioni presidencial.

"I bëj thirrje ushtrisë egjiptiane menjëherë të përzihet, që të shpëtohet Egjipti. Tash është në pyetje besimi i ushtrisë", tha ai.

Baradej në një intervistë për Si-En-En-in  e kritikonte "mashtrimin e madh" nga ana e presidentit egjiptian.

"Njerëzit këtu janë shumë të zemëruar. Kam frikë se kjo mund të shndërrohet në dhunë", tha ai. E akuzoi Mubarakun se është kërcënim për ardhmërinë e shtetit që të qëndrojë në pushtet.

"Poshtëruese është presidenti të mos ketë autoritet, ai në të vërtetë dëshiron të mbetet president, deklaroi Baradej. Sulejmani është vetëm vazhdim i Mubarakut. Dy binjakë, dhe asnjëri prej tyre nuk e do popullin", shtoi ai.

Ndërkohë, ambasadori egjiptian në SHBA, Sameh Shukri deklaroi se Sulejmani është "de facto president i Egjiptit".

"Presidenti Mubarak ia dorëzoi të gjitha obligimet nënpresidentit të tij i cili i ka të gjitha funksionet e president", deklaroi ai për CNN duke vënë në dukje se ai fliste me kërkesë të Sulejmanit.

"Mund të thuhet se Mubaraku është president nga pikëpamja ligjore, por de facto presidenti është nënpresidenti", theksoi ai.

Përfaqësuesi i lartë i partisë opozitare Al Gad në Egjipt deklaroi se është i zhgënjyer nga deklarat e Mubarakut.

"Jemi të zhgënjyer. Ka pasur shpresa të mëdha veçanërisht kur ushtria e përforcoi praninë, njerëzit prisnin diçka tjetër", deklaroi Uael Nauara, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie. Përfaqësues i lartë i partisë opozitare më të madhe në Egjipt, Vëllazëria myslimane deklaroi se presidenti Mubarak nuk e respekton dëshirën e popullit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail