Pas fjalimit të Mubarakut tensionimet në Kajro u shtuan, opozita organizon protesta para rezidencës presidenciale

Kajro, 11 shkurt 2011 (MIA) - Tensionimet në Kajro, në mënyrë drastike u shtuan pas fjalimit televiziv të presidentit egjiptian Hosni Mubarak drejtuar kombit.

Opozita, e mllefosur nga fakti se edhe krahas pritjeve, Mubarak nuk dha dorëheqje, sot pas lutjes të së premtes, bëri thirrje për protesta masovike, duke pohuar se shefi i shtetit megjithatë do të duhet t'i përmbushë kërkesat e tyre.

Në rrjetin social "Fejsbuk" po rritet numri i thirrjeve për organizim të demonstratave para rezidencës presidenciale. Rreth 2.000 persona, që gjatë natës u nisën drejt rezidencës presidenciale "El Uruba", të siguruar rreptë, prej ku Mubarak iu drejtua kombit.

Duke iu referuar dëshmitarëve okularë, mediat perëndimore kumtuan se mijëra demonstrues janë nisur drejt ndërtesës së radio televizionit shtetëror në afërsi të sheshit "Tahrir".

Mbrëmë vonë Mubarak theksoi se ia beson autorizimet nënpresidentit Omar Sulejman, por se megjithatë mbetet në pozitën e liderit deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në shtator. Dykumptimshmëria e kësaj gjendjeje shkaktoi huti në mbarë botën. Vendet evropiane dhe SHBA-ja, të cilat prisnin që Mubarak të kumtojë se po tërhiqet, nuk arritën madje as menjëherë të reagojnë me komente.

Vendimi i Mubarakut do të thotë se gjatë këtyre muajve Sulejman do ta përfaqësojë Egjiptin në skenën botërore dhe do ta realizojë politkën e brendshme, ndërsa presidenti do të mbetet garantues i Kushtetutës, e cila nuk i lejon nënpresidentit, që do ta kryejë funksionin e presidentit, ta shpërbëjë Parlamentin dhe Qeverinë, e as ndërkaq të kryejë ndryshime në ligjin më të lartë të shtetit.

Në fjalimin e mbrëmshëm Mubarak konfirmoi se nuk do të kandidohet për mandat të ri presidencial, duke pranuar se Qeveria e tij ka lëshime dhe se kërkesat e demonstruesve janë legjitime, duke shprehur keqardhje për viktimat e protestave.

"Asnjëherë nuk i jam gjunjëzuar diktaturës së jashtme, por çdoherë kam pasur kujdes për paqen dhe kam punuar për Egjiptin dhe satbilitetin e tij. Asnjëherë nuk kam synuar pushtetin", deklaroi Mubarak, i cili kërkoi të varroset në Egjipt pas vdekjes së tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail