Ushtria e mbështet Mubarakun, paralajmëroi pezullimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kajro, 11 shkurt 2011 (MIA) - Ushtria egjiptiane e mbështeti, në   takimin e mbajtur në mëngjes, vendimin e peresidentit Hosni Mubarakut që të mbetet në  pushtet deri në skadimin e mandatit në shtator, por  një pjesë të kompetencave t'i përcillen nënpresidentit Omar Sulejmanit, dhe paralajmëroi pezzullimin e gjendjes të  jashtëzakonshme.

Ushtria në kumtesën tha se e pranon planin e Mubarakut për transferim të qetë të pushtetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira presidenciale në vjeshtë. Në kumtesën thuhet se lufta do të jetë garancë për reformat të cilat Mubaraku i premtoi.

Ushtria egjiptiane porositi se do ta pezullojë gjendjen e  jashtëzakonshme, e cila është në fuqi që 19 vite, sapo rethanat ta lejojnë atë, duke njoftuar se kërkon dorëheqjen e demonstruesve nga rrugët.

Ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme është njëra ndër kërkesat kryesore të demonstruesve të cilët më shumë se dy javë kërkojnë largimin e Hosni Mubarakut nga pushteti.

Gjeneralët suprem të ushtrisë egjiptiane dje paralajamëruan se do t'i mbështesin kërkesat legjitime të qytetarëve dhe se do t'i mbrojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail