Numri i viktimave nga tërmeti në Japoni arriti 1600 të vdekur, mendohet se në prefekutën Miagi të ketë 10.000 viktima

Tokio, 13 mars 2011 (MIA) - Rreth 1600 të vdekur ka shkaktuar tërmeti që përfshiu verilindjen e Japonisë të premten e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur policia japoneze.

Sipas bilancit të fundit të policisë, 642 janë personat e zhdukur.

Por, agjensia e lajmeve Kyodo flet për 1167 persona të zhdukur.

Më shumë se 200 kufoma janë gjetur në Miyagi dhe sipas televizionit NHK, mendohet se në këtë lokalitet janë shkaktuar më shumë se 10 mijë viktima.

Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.

Zyrtarët shprehin frikë nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni.

Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, shefi i kabinetit, Juko Edano, tha:

“Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.

Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail