Japoni: Reaktori i tretë i centralit bërthamor – pa ftohje

Tokio, 14 mars 2011 (MIA) - Udhëheqësit e centralit atomik për prodhimin e rrymës elektrike, që ishte dëmtuar nga tërmeti masiv i së premtes dhe cunami në Japoni, thonë se sistemi i ftohjes i reaktorit të tretë ka dështuar.

Më herët, dy reaktorët e tjerë në centralin atomik në Fukushima, kanë pasur probleme të njejta, që janë përcjellë me shpërthime.

Pas shpërthimit në mëngjesin e sotëm, zyrtarët thanë se 11 vetë ishin plagosur, por kontejneri bërthamë i reaktorit numër 3 nuk ishte dëmtuar.

Sekretari i kabinentit japonez, Yukio Edano, tha sot se është dhënë një urdhër për evakuim.

"Ekspodimi besohet se ishte i llojit të njejtë me atë në reaktorin numër 1. Ne kemi urdhëruar evakuimin e njerëzve, që jetojnë në rreze prej 20 kilometrash nga centrali dhe ne u kemi thënë njerëzve, që ishin në procesin e evakuimit, që të hyjnë brenda menjëherë", tha Yukio Edano.

Reaktori numër 1 ishte goditur nga shpërthimi të shtunën.

Të dielën, zyrtarët në centralin Fukushima, që është 250 kilometra në verilindje të Tokios, kanë thënë se niveli i rrezatimit ishte rritur mbi nivelin e sigurisë, por kjo nuk ishte "kërcënim i menjëhershëm" për shëndetin njerëzor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail