Në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet niveli i ujit në reaktorin e dytë të "Fukushima 1"

Tokio, 14 mars 2011 (MIA) - Niveli i ujit në sistemin për ftohje të reaktorit të dytë të centralit bërthamor në qytetin japonez verilindor Fukushima sërish në mënyrë të konsiderueshme u zvogëlua, njoftoi kompania operator "Tokio elektrik pauer".

Kjo e rrit rrezikun nga ngrohje të tepërt të reaktorit, që mund të sjellë deri në shkrirje të thuprave me derivate bërthamore. Arsye për zvogëlimin e nivelit të ujit është mbyllja e ventilit për lëshimin e avullit.

"Thuprat me derivate bërthamore me siguri shkrihen edhe në tre reaktorët bërthamorë më të dëmtuar nga tërmeti katastrofik i të premtës, duke e përfshirë edhe reaktorin e dytë të bërthamore 'Fukushima 1'", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze Jukio Edano.

"Edhe krahas asaj që nuk mundem drejtpërdrejt ta kontrollojë, me siguri kjo po ndodh", shpjegoi Edano.

Paraprakisht filloi operacion i lëshimit të avullit nga reaktori i dytë i bërthamores japoneze "Fukushima 1", me qëllim që të zvogëlohet tensioni në reaktor.

Kompania, e cila menaxhon me centralin bërthamor, nuk e përjashtoi mundësinë se derivatet në reaktorin e dytë ka filluar të shkrihet.

Qeveria bind se ka pak gjasa të ndodhë shpërthim i madh në reaktor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail