ANEB: Gjatë zjarrit në reaktorin e katërt të CB Fukushima 1në atmosferë janë hedhur grimca radioaktive

Vjenë, 15 mars 2011 (MIA) - Në zjarrin e reaktorit të katërt të centralit bërthamor Fukushima-1 në Japoni drejtpërsëdrejti në atmosferë janë hedhur grimca radioaktive, kumtoi Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), e cituar nga agjencitë botërore.

Autoritetet japoneze e njoftuan ANEB-in se zjarri në reaktorin e katërt të centralit bërthamor Fukushima -1 e ka përfshirë edhe rezervarin për karburant të përpunuar, prej ku drejtpërsëdrejti në atmosferë janë hedhur grimca radioaktive.

ANEB-i e konfirmoi edhe kumtesën e burimeve japoneze se në rajonin e reaktorit djegës është matur radiacion me intensitet prej 400 milisivertë në orë. Agjencitë theksojnë se, sipas ANEB-it, intensiteti i radiacionit normal është rreth tre miliservertë në vit.

"Autoritetet japoneze na njoftuan se me siguri zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i hidrogjenit", theksohet në kumtesën e ANEB-it.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail