Mbi dhjetë mijë viktima në termetin dhe cunamin në Japoni

Tokio, 15 mars 2011 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues dhe cunami, të cilët të premten e goditën Japoninë, e tejkaluan numrin e dhjetë mijëve, kumtoi sot Agjencia policore kombëtare e Japonisë, duke theksuar se në këtë bilans janë llogaritur rastet vdekjeprurëse dhe personat të cilët evidentohen si të zhdukur.

Agjencia deri më tani identifikoi 1.060 trupa, prej të cilëve 420 i janë dhënë familjeve.

Në ndërkohë, autoritetetet qatetare të Tokios kumtuan se pas shpërthimeve të reja dhe zjarrit në centralin bërthamor Fukushima, niveli i grimcave radioaktive në kryeqytetin japonez sot është dhjetë herë më i madh se sa normalja, por se nuk ekziston rrezik në shëndetin e njerëzve.

Deri më tani të shpëtuar janë rreth 25 mijë persona, ndërsa prej dhjetë mijë personave në prefekturën Miagi, me të cilat autoritetet lokale kanë humbur çdo kontakt, është konfirmuar se dy mijë prej tyre kanë mbijetuar.

Në më shumë se prej 2.500 strehimoreve rreth botës janë strehuar rreth 520 mijë persona, ndërsa një nga sfidat kryesore është se si të sillen produktet themelore tek të mbijetuarit, duke përfshirë ushqim, batanie, gaz dhe barna.

Përgjatë asaj, autoritetet në Japoni kumtuan se numri i ndërtesave të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të shkatërruara nga tërmeti u rrit në 72.945.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail