Njëzet vende të BE-së propozuan ndihmë për Japoninë, një japoneze dhuroi 123.000 dollarë për të pësuarit

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Njëzet vendet e BE-së i propozuan ndihmë Japonisë, deklaroi kryetari i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuj.

Deri më tani 20 vende propozuan personel dhe material në kuadër të mekanizmit evropian për mbrojtje civile, tha Van Rompuj në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk.

"Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë japonezëve në rast të përkeqësimit të ri të situatës në centralin bërthamor", tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Masat e para për ndihmë përfshijnë dërgim të spitaleve mobile, instalacione për pastrimin e ujit dhe ekipe për shpëtim, tha Van Rompuj.

Banorja shtatëdhjetëvjeçare e qytetit japonez Osaka dhuroi dhjetë milionë jeni (mbi 123.000 dollarë) për t'ju ndihmuar të pësuarve nga tërmeti, njoftojnë mediat japoneze.

Gruaja i ka dorëzuar kryebashkiakut zarf të madh me paratë me kërkesë që të shfrytëzohen për t'ju ofruar ndihmë të pësuarve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail