OBSH: Nuk ka dëshmi për përhapje të konsiderueshme të radiacionit

Pekin, 16 mars 2011 (MIA) - Nuk ka dëshmi për përhapje të konsiderueshme të rrezatimit radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor "Fukushima", kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) dhe u bëri thirrje njerëzve të mbeten të qetë.

"Organizata botërore e shëndetësisë dëshiron t'i bind qeveritë dhe opinionin se për momentin nuk ekzistojnë dëshmi për çfarëdo përhapje e konsiderueshme e radiacionit nga territori i centraleve bërthamore", deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së në Kinë, Majkëll O'Liri.

OBSH bashkë me Qeverinë japoneze dhe Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) punojnë në vlerësimin e situatës në Japoni dhe nuk vlerësojnë se ekziston rrezik i rëndësishëm për shëndetin e njerëzve jashtë zonës prej 30 kilometrave rreth objekteve bërthamore, theksoi O'Liri.

O'Liri u bëri thirrje qeverive dhe opinionit të ndërmarrin masa me qëllim që të pengohet përhapja e thashethemeve, duke theksuar se më shumë informacione do të publikohen nëse zmadhohet rreziku.

Personat zyrtarë rusë kumtuan se niveli i rrezatimit radioaktiv të Lindjes së Largët ruse dje është rritur pak, por megjithatë ndodhet në kuadër të kufinjve normal.

Meteorologët parashohin se erërat do t'i bartin materiet radioaktive përmes Pacifikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail