Deri më tani janë përdorur 70 ton ujë për ftohje të reaktorit të tretë të "Fukushima 1"

Tokio, 17 mars 2011 (MIA) - Për ftohjen e reaktorit të tretë të centralit bërthamor japonez "Fukushima 1" deri më tani janë përdorur 70 ton ujë.

Topat policorë me ujë hodhën mbi reaktorin 40 ton ujë, përderisa pesë automjete të shërbimeve zjarrfikëse, të cilat ishin të përfshira në operacionin, ndihmuan me 30 ton ujë.

Ekipet filluan të përdorin edhe ujë nën presion të madh, por edhe përkrah asaj gjysëm ore pas saj niveli i radiacionit përsëri u rrit.

Kompania energjtike e Ukrainës "Energoatom" kumtoi se autoritet japoneze nuk kanë dashur ndihmë nga Ukraina për t'u ballafaquar me krizën bërthamore. Drejtori i kompanisë Jurij Nedashkovski deklaroi se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë dhe të propozoj aparatur të duhur, edhe nëse avaria në Japoni dallohet nga ajo në Çernobil, pasi që reaktorët janë totalisht të ndryshme. Në reaktorët japonez nuk ka grafit, potencojnë ekspertët.

Rreziku nga radiacioni është i vogël për 39-të milionë njerëz të cilët jetojnë në Tokio dhe rrethinën e saj, konsiderojnë ekspertët japonezë. Ai është më i madh për ata njerëz të cilët marrin pjesë në operacionet për ftohje të reaktorëve, të cilat në Japoni thirren "samurajët e fundit nga Fukushima".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail