Armata japoneze i ripërtëriu operacionet për ftofje të reaktorit të tretë në "Fukushima-1"

Tokio, 18 mars 2011 (MIA) - Kamioniët zjarrfikës të armatës japoneze po përpiqen që me currile uji ta ftofin reaktorin bërthamor në Japoninë verilindore, në mënyrë që të parandalohet katastrofa potenciale.

Shtatë kamionë zjarrfikës ushtarak hodhën gjithsejt 50 tonë ujë në basenin me derivat të papërpunuar në reaktorin e tretë të centralit bërthamor "Fukushima 1", i cili ishte dëmtuar pas tërmetit shkatërrues dhe valëve cunami, që e goditën vendin javën e kaluar.

Nga ndërtesa e dëmtuar po ngritet avull, shenjë se uji ka arritur deri tek shufrat e nxehura nga derivati. Sistemi për ftofje të reaktorit nuk punon, pasi që pati defekt në sistemin elektrik, si pasojë e tërmetit.

"Tridhejtë zjarrfikës nga Tokio pritet të fillojnë ta spërkasin me ujë reaktorin e parë, ku mendohet se po bie niveli i ujit në basenin me derivatin e përpunuar", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Jokio Edano.

AI theksoi se temperatura në reaktorin e pestë dhe të gjashtë gjithashtu gradualisht po rritet, por nuk paraqet rrezik të drejtpëdrejtë. Edano shtoi se nëse nevojitet, edhe këta reaktorë do të ftofen me ujë.

Niveli i radiacionit rreth reaktorit të tretë dje u pakësua pak, pasi që ishte ftofur me ujë nga njësitë ushtarake zjarrfikëse.

"Tokio elektrik pauer kompani" (TEPKO) po përpiqet të instalojë sistem të ri për përçuarje të rrymës, në mënyrë që ta ripërtërijë rrjedhën e energjisë elektrike në kompleks", tha Edano. Rrjedha e re do t'i aktivizojë pompat, të cilat do të fusin ujë në reaktorët dhe në basenet, për t'i ftofur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail