Çështja për tërheqjen e Gadafit është shqyrtuar nga delegacioni i Unionit Afrikan në Tripoli

Tripoli, 11 prill 2011 (MIA) - Çështja për tërheqjen eventuale të liderit libian Moamer Gadafi është shqyrtuar në takimin në Tripoli në mes të delegacionit të Unionit Afrikan (UA) dhe përfaqësuesve të regjimit, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar burimit të UA-së.

Ramtan Lamamra, komisar në organizatën për paqe dhe siguri, kumtoi se kjo temë është përfshirë në bisedimet e mbrëmshme.

"Nuk mund të zbuloj detaje, pasi që është e domosdoshme përmbajtje e diskutimeve të mbetet e besueshme", theksoi Lamamra.

Ai nënvizoi se "populli libian duhet t'i zgjedh liderët e vet përmes rrugës demokratike".

Axhenda për ndërprerjen e konfliktit në Libi, e refuzuar nga delegacioni i UA-së, që u pranua nga regjimi i Gadafit, përfshin ndërprerjen urgjente të zjarrit, caktimin e fillimit të dialogut kombëtar, mbrojtjen e të huajve dhe rritjen e ndihmës humanitare, shtoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail