NATO-ja e njoftuar për planin e Unionit Afrikan për ndërprerjen e zjarrit në Libi

Bruksel, 11 prill 2011 (MIA) - NATO sot kumtoi se është e njoftuar për propozimin e Unionit Afrikan për ndërprerjen e zjarrit në Libi, duke i përshëndetur përpjekjet të cilat kanë për qëllim përfundimin e dhunës mbi civilët.

"Jemi të njoftuar për propozimin e UA-së për ndërprerjen e zjarrit. Nga fillimi i krizës libiane, NATO-ja ishte në kontakt të vazhdueshëm me UA-në dhe organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare", theksoi në kumtesë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku.

Ajo theksoi se Aleanca ushtarake gjithmonë ka theksuar se kriza në Libi nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake, transmetuan agjencitë.

"I përshëndesim të gjitha kontributet e angazhimeve të gjera ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim ndërprerjen e dhunës kundër popullatës civile në Libi", kumtoi Lungesku.

Presidenti i Afrikës Jugore, Xhejkob Zuma, mbrëmë deklaroi se Muamer Gadafi e ka pranuar propozimin për planin e arritjes së përfundimit të konfliktit tetëjavor në Libi.

Raportohet se plani i propozuar përfshinë armëpushim dhe bisedime ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Gadafit.

Delegacioni i Unionit Afrikan pritet që sot të takohet edhe me shefat e kryengritësve, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e armëpushimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail