Ndërmjetësuesit afrikan arritën në Bengazi

Bengazi, 11 prill 2011 (MIA) - Delegacioni i ndërmjetësimit afrikan arriti sot në Bengazi, në vendstrehimin e kryengritësve libian.

Ndërmjetësuesit dje në Tripoli biseduan me liderin libian Moamer Gadafin në tentim që të arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e këmbimzjarrit në Libi.

Kryengritësit libian sot theksuan se çfarëdo që të jetë ndërprerja e këmbim zjarrit forcat qeveritare duhet të tërhiqen nga rrugët dhe ta respektojnë lirinë e fjalës.

"Duhet t'u lejohet personave të dalin nëpër rrugë, që ta shprehin mendimin e tyre, ndërsa ushtarët duhet të kthehen në kazermat", deklaroi zëdhënësi i Këshillit kombëtar kalimtar, Shamsedin Abdelmola, me seli në Bengazi.

Ai shtoi se përderisa njerëzi ndjehen të lirë të dalin dhe të nisen në demonstrata në Tripoli, atëherë e gjithë Libia së shpejti do të lirohet.

Abdelmola kërkoi edhe lirimin e qindra personave, të cilët konsiderohen si të humbur gjatë kryengritjes kundër regjimit, të cilët sipas tij janë në duart e forcave qeveritare.

Lideri libian e pranoi udhërrëfyesin, të propozuar nga Unioni Afrikan për ndërprerje të konfliktit, deklaroi mbrëmë presidenti i Republikës së Afrikës Jugore, Xhejkob Zuma.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail