Kryengritësit libianë kërkojnë nga NATO-ja t'i përforcojnë sulmet

Doha, 13 prill 2011 (MIA) - Përfaqësuesi i kryengritësve libianë, i angazhuar për punë të jashtme, Ali el Esavi i bëri thirrje dje NATO-s, në margjinat e takimit të grupit ndërkombëtar të kontaktit për Libinë në Doha, që t'i përforcojë sulmet ajrore mbi kapacitetet e forcave të Moamer Gadafit.

"Civilët nuk janë mjaft të mbrojtur. Dëshirojmë të kryhen sa më shumë sulme ndaj tankeve dhe pozicioneve, prej të cilave lansohen projektile", tha Esavi.

Përveç kësaj, Esavi tha se furnizimi i kryengritësve me armë nuk paraqet prioritet.

NATO-ja, e cila me operacionet ushtarake në Libi udhëheq prej në fund të marsit, kumtoi se prej 19 marsit, kur koalicioni perëndimor filloi sulme ajrore në këtë vend, janë shkatërruar 30 për qind nga kapacitetet e forcave të Gadafit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail