"Forbs": Zvicra dhe shtetet skandinave vendet më të pastërta në botë

Uashington, 18 prill (MIA) - Vendet më të pastërta në botë janë Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, pohon magazina "Forbs", duke iu referuar analizave të shkencëtarëve amerikanë.

Sipas rezultateve nga hulumtimi i Universitetit Jeil dhe Kolumbia, mes 20 vendeve të para ekologjikisht më të pastërta, 14 janë nga Evropa.

Qendra për rrjet informativ shkencor ndërkombëtar pranë Univesitetit Kolumbia dhe Qendra për të drejta ekologjike dhe politike në Universitetin Jeil, bën të ditur se Zvicra është në maje të listës me indeks prej 95,5 nga 100 pikat e mundshme. Pasojnë Suedia dhe Norvegjia, të cilat e ndajnë vendin e dytë me 93,1 pikë. Mes vendeve joevropiane mes 20 vendeve të para janë Kostarika (5), Zelanda e Re (7) dhe Kolumbia (9).

Vendet evropiane kanë rezultate të mira në sistemin shëndetësor, i cili e mat shkallën e ndotjes së shëndetit të njeriut. Matësi i dytë i gjerë, vitaliteti i ekosistemit, e përfshin shëndetin e peshkimit, sasinë e emisionit të gazërave dhe ruajtjen e llojllojshmërisë së florës dhe faunës.

Skandinavia me popullatën me numër të vogël dhe hapësira të mëdha të papabuara, ka pyje të paprekura dhe ndotje të ulët të ajrit.

"SHBA-ja, dikur prijëse në mbrojtjen ekologjike, ngec prapa Evropës në 25 vitet e fundit", tha ndihmës-drejtori i Qendrës ekologjike në Universitetin Kolumbia, Mark Levi.

Hulumtuesit kanë përdorur informacione nga burimet lokale dhe siç theksojnë, ata nuk janë gjithmonë me cilësi ideale, sidomos kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim. Ata kanë radhitur vetëm 49 vende, ndërsa 50 të tjerat i kanë neglizhuar për shkak të të dhënave jo të plota.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail