Në Berlin shënohet 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit

Berlin, 9 nëntor (MIA) - Berlini sot me disa manifestime solemne e shënon rënien e Murit të Berlinit, me të cilën u dha fundi i Luftës së ftohtë dhe u shënua fillimi i bashkimit të Gjermanisë dhe Evropës.

Në kryeqytetin e Gjermanisë sot do të arrijnë liderët e mbarë Evropës dhe katër fuqive të mëdha, të cilët e okupuan Gjermaninë pas dështimit që ajo e pësoi në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1945, SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.

Sonte pritet të tubohen reth njëqind mijë vetë para Portës së Brandenburgut, simboli i Berlinit, afër të cilit qëndroi "muri i turpit", i ngritur në vitin 1961, që të ndalohen qytetarët e Gjermanisë Lindore komuniste të ikin drejt Perëndimit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton në Gjermnai mbërriti dje dhe dërgoi mesazh për partneritet të fuqishëm mes SHBA-së dhe Evropës me qëllim që të kontribuohet për "rënien e mureve të shekullit 21".

Ajo nga emri i popullit gjerman e mori çmimin e Këshillit atlantik "Sfida para lirisë" për rolin në rrëzimin e Murit të Berlinit para 20 vjetëve.

"Nuk ka mur, të cilin nuk mund ta shembim, nuk ka të vërtetë e cila nuk meriton ta mbrojmë", deklaroi shefja e diplomacisë amerikane dhe shtoi se sfida më të mëdha për bashkësinë ndërkombëtare momentalisht janë terrorizmi, ndryshimet klimatike dhe përhapja e armës bërthamore.

Klintoni në darkën e mbrëmshme në Këshillin atlantik, organizatë amerikane për zhvillim të marrëdhënieve transatlantike dërgoi apel deri te evropianët dhe amerikanët, së bashku të përballen me kanosjes e reja globale.

"Historia jonë nuk përfundoi natën kur ra Muri i Berlinit, ajo atëherë filloi sërish", tha Klintoni.

"Në shënimin solemn sot mes tjerash do të marrin pjesë presidenti rus Dmitij Medvedev, lideri i fundit sovjetik Mihail Gorbaçov, presidenti i Fracës, Nikolla Sarkozi, ish-presidenti polak dhe ish-lider i sindikatës  Solidaritet, Leh Valensa, kancelarja gjermane Angela Merkel.

Është paraparë mbajtje e koncertit simfonik nën qiell të hapur, ndërsa janë planifikuar edhe fishekzjarre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail