Virusi A (H1N1) vazhdon të zgjerohet nëpër Evropë

Moskë/Kiev/Paris, 9 nëntor (MIA) - Në Rusi numri i rasteve të konfirmuara laboratorike të gripit të ri pandemik tejkaloi 4.500 persona, derisa situata me sëmundjet akute është e jashtëzakonshme, kumtoi sot ministrja e Shëndetësisë dhe zhvillimit social Tatjana Golikova.

Sipas saj, norma epidemiologjike është tejkaluar, ndër të tjerash, në rrethet veriperëndimore dhe siberiane të Rusisë, edhe në këto rajone "po punohet seriozisht".

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, të kumtuara më 3 nëntor, në Rusi deri më tani nga virusi i gripit A (H1N1) kanë humbur jetën 14 persona.

Përveç vaksinimit, i cili kryesisht është mjet parandalues kundër gripit, Ministria flet se nuk duhet të harrohen mënyrat e tjera, siç është mbajtja e maskave dhe marrja e vitaminave, edhe atë jo vetëm përmes medikamenteve, por edhe përmes frutave dhe perimeve në ushqim. Veçanërisht fëmijëve u rekomandohet edhe inhalimi me vajëra eterike.

Numri i rasteve të vdekjes dhe të infektuar me virusin A(H1N1) në Ukrainë akoma po zmadhohet, por, sipas përfaqësuesve zyrtarë të Qeverisë ka shenja të stabilizimit të situatës.

"Sot me siguri kemi shenja pozitive për zvogëlimin e ritmit të infektimit me virusin A (H1N1)", deklaroi kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko në një takim me përfaqësuesit e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe theksoi se shënon tendecë pozitive.

Gjithsej 155 persona deri më tani kanë vdekur nga gripi dhe infektimet virusale akute respiratore, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës. "Nëntë viktimat e fundit të virusit janë në 24 orët e fundit", shtoi Timoshenko.

Hulumtimet laboratorike kanë konstatuar se virusi A (H1N1) u ka marrë jetën 15 personave, tregojnë të dhënat, e publikuara sot në Internet faqen e Ministrisë ukrainase të shëndetësisë. Sipas gazetave ukrainase megjithatë, rastet e vdekjes, lidhur me virusin, gjegjësisht janë 24.

Qeveria franceze sot publikoi se fillon vaksinimi kundër virusit i grupeve me rrezik të lartë, edhe përskaj asaj se sipas hulumtimeve të opinionit publik shumica e francezëve kanë mëdyshje rreth vaksinimit. Sipas studimeve të javës së kaluar, tre të katërtat e të anketuarve nuk tregojnë interes për vaksinim.

Fushata, e cila ka filluar sot, u bën thirrje gjashtë milionë njerëzve, duke përfshirë edhe njerëz me probleme shëndetësore kronike dhe gratë shtatëzëna, të vaksinohen në qendra speciale për vaksinim.

Të gjithë nxënësit do të mund të vaksinohen vullnetarisht kundër virusit A(H1N1) nga 25 nëntori. Vaksinat mbulohen nga sistemi shëndetësor nacional francez. Rastet e vdekjes nga virusi në Francë janë 57 persona.

Në Rumani me ditën e sotme janë regjistruar 907 raste të të infektuarve nga virusi i gripit të ri A(H1N1), kumtoi kryetari  i Qeverisë së përkohshme rumune, Emil Bok.

Bok theksoi se 655 persona kanë ndalua marrjen e terapisë dhe se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Në mesin e 655 të infektuarve, tek dy persona janë vërejtur forma më të rënda të infektimit.

Ministria rumune e shëndetësisë të premten ka sjellur vendim për një javë të mbyll shtatë shkolla, prej të cilave një në Bukuresht, dy në Botoshani dhe nga një në qytetet Krajova, Jashi, Arad dhe Suçava.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail