Në Ukrainë 174 të vdekur nga gripi i ri dhe infeksionet respiratore

Moskë, 10 nëntor (MIA) - Sipas të dhënave më të reja nga Ministrisa ukrainase e Shëndetësisë, numri i viktimave nga gripi i ri dhe infeksioneve respiratore prej dje është rritur për 19 persona dhe tash arrin në 174, përderisa numri i të sëmurëve kaloi një milionshin.

Të dhëna për numrin e të sëmurëve nga gripi i ri pandemik Ministria e Shëndetësisë nuk njofton. Sipas informatave të djeshme, deri tash në mënyrë laboratorike janë konfirmuar 65 raste nga infektimi me virusin e gripit A(H1N1), prej të cilëve 14 pacientë kanë vdekur.

Mediat ruse njoftojnë se me urdhër të Ministrisë uktainase të Shëndetësisë janë blerë 500.00 paketime të ilaçit "tamiflu" i cili shfytëzohet në luftën kundër gripit të ri dhe se pritet dërgesë edhe e 400.000 paketimeve.

Nga fillimi i epidemisë nga fundi i tetorit, nga gripi dhe infeksionet respiratore janë sëmurë 1.031.597 njerëz, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit - 62.350. Ukraina ka 46 milionë banorë.

Të hospitalizuar janë 52.746 persona, përderisa në përkujdesje intensive gjenden 334 të sëmurë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail