Në Ukrainë nga gripi dhe infektimet respiratore të rënda kanë vdekur 189 persona

Kievë, 11 nëntor (MIA) - Në Ukrainë në 24 orët e kaluara nga gripi dhe infektimet akute respiratore kanë vdekur 15 persona, me ç'rast numri i viktimave nga fillimi i epidemisë u rrit në 189 persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë me infeksion të virusit të gripit janë regjistruar gjithsej 1,122 milionë persona, prej të cilëve 57.286 janë hospitalizuar.

Ministria nuk kumtoi deri tash sa raste të verifikuara të sëmurëve dhe vdekjes janë nga infeksioni me virusin e gripit të ri pandemik A(H1N1).

Sipas të dhënave të deritashme, në mënyrë laboratorike janë verifikuar 67 raste të sëmundjeve nga gripi i ri, nga të cilët 14 përfunduan me vdekje.

Ministria ukrainase e Shëndetësisë u drejtua deri te Organizata Botërore e Shëndetësisë me kërkesë që vendit pa pagesë t'i shpërndajë 15 milionë doza nga vaksina kundër gripit të ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail