Rasti i parë i gripit A edhe në ishullin e GrendlandësKopenhagë, 12 nëntor (MIA) - Rasti i parë i infektuar nga gripi i ri A (H1N1) është regjistruar edhe në ishullin e Grenlandës, kumtuan autoritetet shëndetësore.
Është infektuar një vajzë e moshës parashkollore nga qyteti Tasillak, në pjesën lindore të ishullit.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Grenlandës me siguri në ishull ka edhe raste të tjera të sëmurëve nga gripi i ri, por ata e kanë kaluar sëmundjen më lehtë dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
|