Në Itali edhe dy viktima të gripit të ri, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga virusi 41 persona

Napoli, 12 nëntor (MIA) - Edhe dy persona humbën jetën nga pasojat e gripit të ri A(H1N1) në Itali, me ç'rast numri i përgjithshëm i viktimave në vend u rrit në 41 persona.

Viktimat e gripit të ri janë një banor 49 vjeçar i Napolit i cili para ca kohësh ka bërë transplantimin e mëlçisë dhe një grua 38 vjeçare nga Sicilia e cila ka pasur çrregullim imunologjik.

Numri i personave të cilët humbën jetën nga pasojate gripit të ri është dyfishuar nga fillimi i nëntorit, ndërsa ekspertët konsiderojnë se kjo është shenjë se pandemia ka marrë hov, ndërsa vala më e fuqishme pritet gjatë kohës së festave.

Ministri italian i Shëndetësisë kumtoi se pothuajse 700.000 doza vaksinë janë dorëzuar deri tek spitalet në gjithë vendin, ndërsa deri më tani vaksinë kanë pranuar rreth 150.000 italianë.

Qeveri italiane ka premtuar furnizim të 10 milionë doza vaksinë deri në fund të vitit, që është pothuajse gjysmë sasi e nevojshme që të vaksinohet 40 për qind e popullatës, qëllim të cilin e vendosi ministri i Shëndetësisë.

Disa rajone në Itali ankoheshin, megjithatë, se nuk kanë mjaft vaksina që të mbrohen të gjithë punonjësit në shërbimet publike dhe sociale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail