Timoshenko do t'i jep fund karrierës politike nëse nuk e pranon dështimin zgjedhor, paralajmëroi shtabi i Janukoviçit

Kiev, 9 shkurt (MIA) - Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko do ta përfundojë karrierën politike, nëse refuzon ta pranojë fitoren demokratike të oponentit të saj Viktor Janukoviç në zgjedhjet presidenciale, paralajmëroi sot në Parlament shefi i shtabit të Janukoviçit, Mikola Azarov, i cituar nga ITAR-TASS.

Azarov vërejti se legjitimiteti i votimit është pranuar nga organizatat autoritative evropiane, të cilat, gjithashtu, i bënë thirrje Timoshenkos ta pranojë fitoren e oponentit të saj.

"Por ajo e humbi mendjen e saj të shëndoshë, e humbi kokën dhe e ftoi gjithë popullin të luftojë. Të luftohet kundër kujt?", pyeti ai.

Julia Timoshenko vendosi të mos e pranojë fitoren e Viktor Janukoviçit dhe ka për qëllim nëpërmjet rrugës gjyqësore të ankohet ndaj rezultateve të zgjedhjeve.

Janukoviç fitoi me 48,94 për qind të votave përkundër 45,48 për qind për Timoshenkon, gjatë 99,94 për qind të votave të numëruara nga protokollet e komisioneve lokale zgjedhore, njoftoi sot Komisioni qendror i zgjedhjeve i Ukrainës (KQZ).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail