Medbedev dhe Sarkozi shprehën ngushëllime për vdekjen tragjike të Leh Kaçinskit

Moskë, 10 prill (MIA) - Presidenti rus Dimitrij Medvedev sot në bisedë telefonike me kryeministrin polak Donald Tusk shprehu ngushëllime të thella për shkak të vdekjes tragjike të presidentit Leh Kaçinski, bashkëshortes sl tij dhe të delegacionit të numërt të Polonisë, të cilët ishin viktima të aksidentit të sotëm të aeroplanit në qytetin rus Smolensk, kumtoi pres-shërbimi i Kremljit.

"Në këtë ditë të vështirë populli i Rusisë është me popullin polak", deklaroi Medvedev.

Presidenti rus e informoi kryeminsitrin polak për masat e ndërmarra deri tani, si dhe për ata q[ do të ndërmerren lidhur me hetimin rreth fatkeqësisë. Ai theksoi se ka kërkuar që shkaqet të hetohen tërërisht dhe me kujdes dhe në bashkëpunim më të ngushtë me shërbimet kompetente përkatëse polake.

Në emër të vet dhe në emër të popullit francez ngushëllime shprehu edhe presidenti i Francës Nikolla Sarkozi.

Presidenti francez, siç kumtoi Pallati i Eliseut shpreh ngushëllime të thella deri te familja e liderit polak dhe të familjeve të të vdekurve tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail