Ndërprerje e trafikut ajror mbi Evropën Veriore (PLT)

Geteburg, 15 prill (MIA) - Mjegullar nga pluhuri dhe hiri vullkanik nga Islanda vazhdojnë të lëvizin përmes Suedisë, kështu që prej sot pasdite Enti suedez për trafik ajror do t'i ndëpresë të gjitha fluturimet mbi territorin e vendit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Geteburgu.

"Siç duket për momentin, trafiku do të ndërpritet në orën 16 pasdite. Ndërprerja do të zgjasë gjysmë dite përderisa situata e motit dhe fryerja e erës nuk ndryshojnë", deklaroi Joran Hal, drejtor i përgjithshëm i aeroportit, në Geteburg.

Retë nga hiri shkaktojnë kaos në trafikun ajror ndërkombëtar në Evropën Veriore. Fluturimet e aeroplanave mbi Danimarkë do të ndërpiten sot në orën 18, ndërsa aeroporti Kastrup në Kopenhagë do të jetë i mbyllur prej orës 17.

"Asnjë aeroplan nuk do të fluturojë mbi Danimarkë, nëse siguria e fluturimeve nuk është e garantuar tërësisht", deklaroi zëdhënësi i shërbimit danez për kontrollin e aviacionit ajror.

Hapësira ajrore norvegjeze është mbyllur prej orës 10, ndërsa në Finlandë trafiku ajror nuk do të funksionojë në veri të vendit deri ditën e premte pasdite.

"Trafiku ajror prej dhe deri në aeroport në Osllo është në ndërprerje", thuhet në kumtesën e autoriteteve.

Prej orës 13 në ndërprerje është edhe trafiku ajror mbi Britaninë e Madhe, të paktën deri në orën 19. Prej orës 14 sot do të jenë të mbyllura edhe hapësirat ajrore edhe mbi Belgjikë, Holandë dhe disa pjesë të Gjermanisë.

Për shkak të vullkanit praktikisht i tërë akuatoriumi i Detit Verior është mbuluar me re hiri  lëvizës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail