Franko Fratini kundër dominimit gjermano-francez në BE

Londër, 5 nëntor 2010 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme Franko Fratini e kritikoi praktikën për imponimin e zgjidhjeve të të gjitha anëtareve tjera të Bashkimit Evropian nga ana e "motorit" gjermano-francez, derisa Berlini dhe Parisi rreth asaj do të dakordohen ndërmjet veti, njoftoi korespodenti i MIA-së nga Londra.

Në intervistën për "Fajnenshenell tajms", Fratini kërkoi që konsultimet e çështjeve më kryesore në BE të udhëhiqen ndërmjet grupit "gjashtë vendet më të mëdha", që krahas Gjermanisë dhe Francës, e përbëjnë edhe Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Polonia.

Vendimet parapake të përgatitura që ofrohen sipas parimit "merre ose lëre", nuk janë të pranueshme për Italinë por edhe për të gjitha vendet e mëdha të Unionit, thotë shefi italian i diplomacisë.

Reagimi i Fratinit  ka të bëjë në samitin e paradokohshëm ndërmjet presidentit francez Nikolla Sarkozi dhe kancelares Angela Merkel, në  të cilin ata dy u  dakorduan për ashpërsimin e rregullave në eurozonë. Italia edhe disa anëtare tjera të BE-së kundërshtohen në ndryshimet më të mëdha në marrëveshjen e Lisbonës.

Tronditja më e madhe e marrëveshjes së Lisbonës kërkon sërish që të ketë ratifikime në parlamentet të çdo vendi anëtar, ose mbajtje të referendumeve, që nuk është e nevojshme në këtë moment, për atë se është rrezik për Bashkimin Evropian në përgjithësi, tha në intervistën për "Fajnenshell tajms" ministri italian Franko Fratini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail