Disa persona kanë tentuar ta ndezin ambasadën e Tunizisë në Bern

Gjenevë, 12 janar 2011 (MIA) - Një apo disa persona mbrëmë janë munduar të shkaktojnë zjarr në ambasadën e Tunizisë në kryeqytetin zviceran Bern, duke shkaktuar dëme minimale, kumtoi policia lokale.

Policia po përpiqet të hyjë në kontakt me dëshmitarë okularë për zbulimin e sulmuesve, theksohet në kumtesë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton kërkoi nga Qeveria në Tunis të gjejë zgjidhje të qetë për ndërprerjen e trazirave sociale, të cilat e tronditën vendin.

"Jemi shumë të brengosur nga trazirat dhe jostabiliteti në Tunis, si dhe nga reagimi i Qeverisë, i cili për fat të keq u mori jetën disa protestuesve të rinj", deklaroi Klinton.

Ajo ju bëri thirrje autoriteteve tunisiane të gjejnë zgjidhje të qetë dhe të përkujdesen për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë në vend.

Trazirat sociale në Tunis, të cilat zgjasin rreth një muaj, sipas autoriteteve morën 21 viktima, ndërsa sipas disa përfqësuesve të sindikatit 50 viktima.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail