Berluskoni u paraqit para gjykatës në Milano

Milano, 11 prill 2011 (MIA) - Kryeministri italian Silvio Berluskoni u paraqit sot në gjykatën në Milano në lidhje me akuzën për shmangie të tatimit.

Berluskoni e hodhi poshtë akuzën dhe pohon se në gjykatën në Milano do të shfaqet aq sa obligimet do ta lejojnë.

"Këto akuza janë qesharake, të pabaza dhe të çmendura", deklaroi ai para gazetarëve në gjykatën, duke shtuar se ato janë "shpifje të prokurorit publik".

Prokuroria pohon se perandoria mediatike e Berluksonit "Medijaset" i ka blerë të drejtat televizive për filmat amerikan përmes dy kompanive of-shor dhe në mënyrë të gabuar i ka raportuar shpenzimet për ta zvogëluar vlerën e tatimit.

Berluskoni në muajin mars mori pjesë në dëgjim të mbyllur, por herën e fundit mori pjesë në gjykatë në mënyrë të lirë për publikun para tetë viteve.

Ai javën e kaluar nuk mori pjesë në gjykimin e dytë, i cili kundër tij udhëhiqet nën akuzën se ka paguar për shërbime seksuale me një prostitute të mitur dhe se e ka shfrytëzuar ndikimin e tij për ta nxjerrë nga burgu.

Berluskoni i hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe pohon se procesin kundër tij e udhëheqin gjykatësit majtistë të politikës themelore me qëllim që ta përmbysin nga pushteti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail