E Hënë, 06.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Lobistë të DR-së në SHBA në fushatë për zgjidhjen e emrit

Shkup, 5 tetor (MIA) - Lobistë shqiptaro-amerikan të partisë Demokracia e Re po lobojnë në SHBA për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë me qëllim të mos humbjes së procesit të anëtarësimit të vendit në NATO.


Lajmi bëhet i ditur nga korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork. Siç nënvizohet, lobistët shqiptaro-amerikan të partisë Demokracia e Re, lideri i së cilës në fund të muajit të kaluar vizitoi SHBA-të, po zhvillojnë takime me personalitete të politikës amerikane.

Siç transmeton MIA, ata në agjendën e tyre kanë si qëllim njohohjen me nevojën e pashmangshme që Maqedonia të përfshihet në procesin e anëtarësimit në NATO, duke ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të emrit me palën greke.

Drejtori i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan(NAAC), Avni Mustafaj në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve INA deklaroi se NAAC në partneritet me administratën amerikane është pjesë e zgjidhjeve në rajon.

“Maqedonia dhe Greqia duhet të merren vesh se derisa të gjithë dëshirojnë pavarësi politike në vendet e Ballkanit, dhe në të vërtetë në Evropë, duhet të jenë më të ndërvarura ekonomikisht dhe ushtarakisht përmes NATO-s”, deklaroi Mustafaj.

Presidenti Branko Cërvenkovski në vizitën e fundit në Nju Jork në takimet me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan kërkoi mbështetjen për Shkupin në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.


Prej nesër fillon vaksinimin kundër virusit të HPB-së
Ndahen çmimet e Festivalit të 29-të internacional të kamerës filmike "Vëllezërit Manaki"
Fillon Festivali "Teatri shqiptar në Maqedoni"
Ministrja Jankullovska nesër për vizitë në Bullgari
Akademi solemne me rastin e 5 Tetorit - Dita botërore e mësimdhënësve
Koncert humanitar në nder të Toshe Proeskit në stadiumin e qytetit
Milloshoski: Të mos pritet tejet shumë nga takimi i liderëve të hënën
Nesër dhe pasnesër përkohësisht do të mbeten pa energji disa rajone të Shkupit
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи