Regjistrohen tërmete të reja nga seria me epiqendra në rajonin epiqendror të Dibrës

Shkup, 8 shtator (MIA) - Aparati i Observatoriumit sizmologjik pranë Fakultetit mMatematikoro-natyror në Shkup, me rrjetin e saj telemetrik të stacioneve sizmologjike në Ohër, Vallandovë, Shtip, Krushevë dhe Kriva Pallankë, si dhe stacionet nga rrjeti i HEC "Kozjak", gjatë natës dhe mëngjesit kanë regjistruar tërmete të reja nga seria me epiqendra në rajonin epiqendror të Dibrës, në rreth 110 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Në kumtesën e Observatoriumit sizmologjik thuhet se mbrëmë në orën 22 e 24  minuta është ndjerë tërmet me intensitet në epiqendrën prej IV-V ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike-1998. Sot janë ndjerë tërmete në 15 minuta pas mesnate me intensitet prej IV ballë, në orën 1 e 43 minuta me intensitet prej III ballë, në orën 3 e 31 minuta me intensitet prej III ballë dhe në orën 10 e 41 minuta me intensitet prej III ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike-1998.

Deri më tani nga kjo seri janë regjistruar mbi 100 tërmete, prej të cilave mbi 30 janë ndjerë nga popullata.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail