Ivanov: Problemet e Maqedonisë rezultat i Murit ende të parrëzuar të Berlinit në Ballkan

Shkup, 9 nëntor (MIA) - Muri i Berlinit ishte simbol i mendjes së robëruar, i kufizimit të së drejtave dhe lirive të qytetarëve, të turpit, të ndarjes dhe mosbesimit mes vendeve nga Evropa. Rrëzimi i tij nënkuptonte dështim të komunizmit, fund të luftës së ftohtë, bashkim të Evropës, mundësi për zgjerimin e demokracisë dhe lirive, u pajtuan pjesëmarrësit e tribunës së sotme me rastin e 20-vjetorit nga rrëzimi i Murit të Berlinit, e mbajtur në vilën presidenciale "Vodno".

Presidenti Gjorge Ivanov dhe disa profesorë universitarë dhe intelektualë debatuan edhe për pasojat nga rrëzimi i murit për vendet evropiane, por edhe për Ballkanin dhe Maqedoninë.

Shefi i shtetit vlerëson se disa probleme me të cilat ballafaqohet sot vendi janë rezultat i luftës së ftohtë, i pamundësisë ose mungesës së dëshirës që strukturat politike dhe institucionet me kohë të reagojnë në momentet kur ndjehej rënia e komunizimit, si dhe tërësisht të pastrohen nga sistemi i kaluar. Një prej tyre, sipas Ivanovit, është edhe kontesti me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë.

"Një nga shkaqet për luftën e ftohtë ishte edhe lufta qytetare në Greqi. Ndoshta edhe duhet në ndonjë mënyrë simbolikisht ajo pikërisht edhe aty të përfundojë. Mendojmë se retorika e cila tani po shfrytëzohet nga fqinji ynë, e që është nga ajo kohë dhe është shprehje  e mosbesimit, duhet të braktiset. Ata duhet të kuptojnë se gjithçka që bëjmë është në frymën e asaj që është perspektivë dhe ardhmëri e këtij rajoni, tha Ivanov.

Ai vlerëson se edhe krahas retorikës së tillë, ekzistimi i mosbesimit dhe druarja të cilën e transmetojnë disa politikanë, dy shoqëritë treguan mirëkuptim dhe pjekuri shumë më të madhe me atë që gjatë viteve të kaluara vazhdimisht kanë komunikuar. Sipas Ivanovit, takimi me presidentin grek Karolos Papuljas, që e ka inicuar javën e kaluar, do të ishte më e fortë, por edhe shembull për ndërtimin e besimit mes dy vendeve, posaçërisht nëse, siç tha, merret parasysh fakti se 18 vite nuk ka pasur takim në nivel presidencial.

Ai vlerëson se Maqedonisë nuk mund t'i imponohen kualifikime se është e mbyllur, për shkak se vendi çdoherë u angazhua për marrëdhënie të mira dhe miqësore me të gjithë.

"Rajoni duhet të hapet, liderët vetëm duhet ta promovojnë atë që veçmë ekziston", tha Ivanov. Ballkani i hapur, i integruar në Evropë, për presidentin Ivanov është obsioni i vetëm që do të mundësojë paqe dhe stabilitet dhe perspektiva për të gjitha vendet, posaçërisht me atë se pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe fundit të luftës së ftohtë, ato vende morën mur të ri të Shengenit, por edhe lufta të përgjakura.

Vonesa e Maqedonisë që ta kapë inkaudrimin pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe veçmë të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s, edhe pse atëherë ka pasur pozitë më të mirë se shumica e vendeve të cilat ishin pas perdes së hekurt, për diskutantët është shprehje e asaj se në vend nuk ka pasur mjaft masë kritike, vullnet, dëshirë ose dituri që kjo të bëhet.

"Pas rënies së komunizimit dhe sistemit të vjetër në Maqedoni, fituam sistem me infrastrukturë të vjetër, e cila nuk ka mundur ta zhvillojë të riun, por i krijonte gangrenë, të cilën nuk mundemi gjatë kohë ta pastrojmë. Ndoshta këtë do ta bëjmë me lustracionin.

Ai shtoi se vonesa është rezultat edhe i asaj se Maqedonia nuk ka ditur të bëjë vetëreleksion, respektivisht  për vete të flasë përmes njohurive të saj, e jo, siç tha, përems historisë së krijuar që mund të mbijetojë RSFJ si shtet vëllazëror.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail