Prej dje 13 raste të reja të personave të prekur nga gripi i tipit A (H1N1), deri më tani janë regjistruar 107 raste

Shkup, 9 nëntor (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 persona pozitivë me gripin e ri të tipit A (H1N1). Dje janë kontrolluar 63 pacientë të dyshimtë për të cilët pritet konfirmim laboratorik se nëse janë të sëmurë, me ç'rast numri i rasteve pozitive momentalisht është 107 persoa.

Sipas analizave të cilat në takimin me gazetarët i kumtoi kryetari i Komisionit për grip pandemik Jovanka Kostovska, rreth 68 për qind nga persoant e sëmurë janë në moshën prej 10 deri 25 vjet, për qindja në raportin burrat dhe gra është pothuajse i njëjtë, 85 për qind nga rastet pozitive janë nga Shkupi, gjithsej 34,6 për qind janë nxënës, ndërsa numri më i madh i paraqitjeve për raste të dyshimta janë vërejtur javën e kaluar.

Gjithsej 28 raste nga të sëmurit nuk kanë dhënë të dhëna se kanë qenë jashtë Maqedonisë, ndërsa ata të cilët kanë konfirmuar më shpesh kanë qenë në Turqi.

"Sipas të dhënave, në mesin e të sëmurëve janë dy gra shtatëzëna, katër punonjës shëndetësorë, ndërsa numri më i madh i nxënësve të sëmurë janë nga shkolla e mesme hotelierike 'Llazar Tanev' ", tha Kostovska.

Me ditën e djeshme, është regjistruar një rast i një nxënësi të sëmurë në gjimnazin "Rade Jovçevski-Korçagin" në Shkup, dy raste në gjimnazin "Gjorgji Dimitrov", një në SHF "Vëllezërit Milladinov", një profesor në gjimnazin "Koço Racin", dy në SHF "Goce Dellçev", një në SHF "Partenia Zografski", një në SHF "Vojdan Çernodrinski", një rast në SHF "Vasil Glavinov" dhe një rast i ri në shkollën e mesme të kimisë "Maria Kiri Skllodovski".

Tani për tani, sipas Kostovkës, mbyllje të shkollave dhe ndërprerje të procesit arsimor nuk do të ketë.

Numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar janë me fotografi të lehtë klinike, e cila nënkupton simptoma të gripit të rëndomtë sezonal. Tek rastet më të rënda temperatura trupore arrin deri 40 gradë dhe paraqiten dhembje të mëdha dhe intensive në eshtra. Nga Ministria resore thonë se personi i cili një herë e ka pasur gripin e tipit A (H1N1) nuk mundet sërish të sëmuret.

Në Klinikën për sëmundje infektive tani për tani janë hospitalizuar 12 persona me fotografi më të rëndë klinike, prej të cilëve dy, edhe përskaj konfirmimit që janë të sëmurë nga gripi kanë edhe pneumoni.

Rekomandohet të gjitha rastet e dyshimta menjëherë të paraqiten tek mjeku amë, ndërsa ordinancat t'i vizitojnë me maska, nga të cilat do të udhëzohen se çka të ndërmarrin mëtutje. Mbajtja masoike e maskave akoma nuk rekomandohet, ndërsa rekomandim nga Ministria resore në këtë periudhë është që të mos organizohen ekskursione dhe tubime masive.

Gjatë këtij muaji mund të arrijë doza e parë prej 100.000 vaksinave kundër gripit. Të parët për vaksinim do të jenë grupet e ndryshme në të cilat bëjnë pjesë personat me sëmundje kronike, fëmijët me sëmundje kronike, fëmijët e shëndoshë dhe gratë shtatëzëna.

Tani për tani, dozë e caktuar e ilaçit "tamiflu" u jepet rasteve të dyshimta dhe të konfirmuara. Doktoresha Kostovska ka theksuar se nga ilaçi gjendja shëndetësore dukshëm përmirësohet.

Drejtori i Klinikës për sëmundje infektuese Zvonko Milenkoviq tha se aktivitetet e Klinikës dukshëm janë zmadhuar dhe personeli ekzistues shtesë po angazhohet. Në rast të epidemisë masive, kapacitetet do të zmadhohen për 100 për qind.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, parashikohet gripi të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail