Fajon pret liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi nga 19 dhjetori

Bruksel, 10 nëntor (MIA) - Parlamenti Evropian nesër në sesionin plenar duhet të japë dritë të gjelbër për heqjen e vizave shengen për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi që nga 19 dhjetori i këtij viti, deklaroi për MIA-n eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila e përgatiti Raportin për liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Fajon thotë se është e sigurtë që Parlamenti Evropian o ta miratojë Raportin. Pret pjesë përbërëse e dokumentit të jetë edhe propozimi i Sllovenisë - vizat shengen për tre vendet të hiqen prej 19 dhjetorit të këtij viti, në vend prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, siç propozoi Komisioni Evropian.

"Mendoj se është shumë reale të pritet që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të munden lirisht të udhëtojnë në BE që prej 19 dhjetorit, gjatë Kërshëndellave dhe festave të Vitit të Ri. Kjo do të ishte risi e madhe për njerëzit në rajon. Shpresoj se së shpejti, posa t'i plotësojnë kriteret, do t'u bashkangjiten edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe të Shqipërisë. Parlamenti Evropian e mbështet fuqimisht liberalizimin e vizave të vendeve të Ballkanit perëndimor", thekson Fajon.

Raporti i eurodeputetets sllovene për heqjen e regjimit të vizave për shtetet nga Ballkani Perëndimor, muajin e kaluar ishte miratuar nga Komiteti për liri qytetare, dreejtësi dhe punë të brendshme, ndërsa paraprakisht edhe nga Komiteti për politikë të jashtme.

Vendimin përfundimtar për heqjen e barierës së vizave shengen për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi duhet ta sjellë Këshilli i ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së më 30 nëntor apo më 1 dhjetor. Tanja Fajon pret që vendimi i Këshillit të ministrave të jetë pozitiv.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail