Rajoni i ballafaquar para sfidës së gripit të ri A (H1N1), vlerësim i ekspertëve të shëndetësisë

Ohër, 10 nëntor (MIA) - Disa muajt e ardhshëm do të jenë sfidues për rajonin nga aspekti i kanosjes së pandemisë së gripit të ri të tipit A (H1N1), paralajmërojnë ekspertët për shëndetësi, të cilët marrin pjesë në punën e Komitetit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po mbahet në Ohër.

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në deklaratën për MIA-n theksoi se presionin e pandemisë do ta ndjejë edhe Republika e Maqedonisë, me këtë rast duke theksuar në problemet serioze me të cilat ballafaqohen vendet e fqinjësisë sonë.

"Kuptohet që presionin do ta ndjejmë edhe në periudhën e ardhshme, por besoj se me orvatje të përbashkëta do ta tejkalojmë krizën. Ekzistojnë plane globale dhe nacionale, por edhe plane lokale për përgatitje dhe reagime në kushte të pandemisë", theksoi Osmani.

Kolegu i tij serb, Tomica Millosavleviq, si shumë të pavolitshme e vlerësoi situatën epidemiologjike në Serbi, por edhe në rajon.

"Konsiderohet se numri i të sëmurëve, jo vetëm në Serbi, por edhe globalisht është shumë më i madh, nga ky këndvështrim virusi A (H1N1) dominon mbi viruset tjera, të cilat shkaktojnë infeksione respiratore", paralajmëroi Millosavleviq.

Për mënyrat si rajoni duhet të përballet me problemin, ministri serb i Shëndetësisë theksoi se vazhdimisht janë në kontakt me instancat shëndetësore të vendeve nga fqinjësia.

Mbledhjen e Komitetit rajonal të OBSH-së në Ohër ai e vlerësoi si mundësi të mirë për shkëmbim të përvojave, por edhe për harmonizim të qëndrimeve të përbashkëta. "Virusi nuk njeh kufij as shengen-barriera, pa përgjigje dhe bashkëpunim global, ndërsa pikërisht këtë e përfaqëson OBSH-ja, nuk mundemi lehtë të luftojmë", theksoi për MIA-n ministri serb i Shëndetësisë.

Ai e theksoi rëndësinë që çdo vend të ketë program të vetin kombëtar për ragim, i cili do të përgatitet me vëmendje dhe i përshtatshëm në kushtet e veçanta. "Kuptohet se këtu është edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, jo vetëm përmes shkëmbimit të informacioneve, por edhe përmes ndihmës dhe mbështetjes eventuale të ndërsjellë. Do të duhet të kudesemi  për njëri tjetrin, mendoj se kjo në këtë situatë do të jetë shumë e parashikueshme, sepse ky është vetëm fillim i epidemisë, na presin sfida seriozee dy tre muajt e ardhshëm", paralajmëroi Millosavleviq.

Ndryshe, në takimin e Komitetit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Ohër janë miratuar edhe këshilla praktikë, në të cilat do të duhet në të ardhmen të kenë kujdes epidemiologët dhe fitologët, ndërsa janë paralajmëruar edhe korrigjime dhe ndryshime në disa qëndrime që kanë të bëjnë me diagnostifikimin dhe terapinë, kur është në pyetje gripi i ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail