Tridhjetë e dy persona të sëmurë nga gripi A (H1N1)

Shkup, 10 nëntor (MIA) - Sipas të dhënave të fundit nga laboratori i Institutit për shëndet publik të marra sot pasdite në orën 17:30, tek 32 persona është konfrimuar prezenca e gripit të ri të tipit A (H1N1).

Një pjesë e këtyre personave kanë qenë jashtë vendit, ndërsa një pjesë tjetër janë pa të dhëna epidemiologjike për udhëtim jashtë shtetit.

Gjatë ditës së sotme, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, takim të rregullt ka mbajtur Komisioni për grip pandemik, i cili rekomandon që nxënësit e SHMSH "Nikolla Karev" të cilët janë kthyer nga ekskursioni në Budapest të mos ndjekin mësimin gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Komisioni në takimin e sotëm konludoi që të anulohen të gjitha ekskurzionet e planifikuar të nxënësve në shtet dhe jashtë shtetit dhe vlerësoi se nuk ka nevojë për mbajtjen masovike të masave për shkak mosekzistimit të arsyes epidemiologjike.

Prej atje theksojnë se maska duhet të mbajnë nëpunënësit në shëndetësi gjatë kontrollit dhe shërimit të pacientit, si dhe personat me simptoma të gripit gjatë vizitës në mjek apo personit i cili bën kujdesin e një të sëmuri në kushte shtëpiake.

Rekomandimi nga Komisioni është që secili i sëmurë me simptoma të gripit të mos merr pjesë dhe të mos vizitojë tubime masovike dhe t'i respektojë rekomandimet e mjekut për shërim dhe për izolim shtëpiak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail