Nuk ka të infektuar të rinj nga gripi i ri, priten rezultatet për 30 raste të dyshimta

Shkup, 11 nëntor (MIA) - Për 30 persona priten rezultatet nga analizat në laboratorin e Institutit për shëndet publik dhe ato duhet të jenë të gatshme deri në fund të ditës. Numri i të infektuarve nga gripi i ri A(H1N1) në 24 orët e fundit nuk ka ndryshuar dhe është 32. Rekomandohet që popullata e përgjithshme të mos mbajë maska, për shkak se ato janë jopraktike dhe të pasigurta dhe më shumë bartin rrezik se sa mbrojtje.

"Prej këtyre 32 personave, 29 janë nxënës kryesisht të moshës prej 15 deri 19 vjeç. Nga nxënësit të cilët janë kontrolluar dhe për të cilët janë marrë rezultatet pozitive pjesa më e madhe - 25 për qind, kanë dhënë informatë se nuk kanë udhëtuar askund, por kanë qenë në kontakt me person i cili ka qenë i infektuar dhe ka udhëtuar. Po rritet numri i personave të cilët nuk kanë udhëtuar, ndërsa marrin infeksion në shtet. Pasi do të merren rezultatet nga 30 të dyshuarit, epidemiologët dalin në terren i kërkojnë dhe u thonë se kush duhet të marrë tamiflu", deklaroi sot Jovanka Kostovska, kryetare e Komisionit për grip pandemik.

Ajo theksoi se shkolla "Llazar Tanev" ka numër më të madh të të infektuarve-28, pastaj pasojnë "Nikolla Karev" me 13, "Gjorgji Dimitrov" me 10 dhe "Goce Dellçev" me tre. Në disa shkolla të tjera ka nga një të infektuar.

"Do ta përcjellim gjendjen nëpër shkolla. Ata çdo ditë duhet të bëjnë pastrim me dezinfektim të bankave dhe sipërfaqeve. Përgjegjësit e shkollave duhet të sillen sikur tashmë të ketë të infektuar dhe të ndërmerren masat parandaluese. Janë përforcuar aktivitetet nëpër shkolla të cilat nënkuptojnë masa parandaluese siç janë dezinfektimi, larja e duarve me sapun të lëngët dhe ajrosje të hapësirave që të largohet virusi nëse është prezent, të mos ketë mundësi për infektim, dezinfektim të sipërfaqeve punuese, bankave dhe përcjellje të mungesës së fëmijëve", tha Kostovska.

Për këtë arsye, potencoi ajo, kërkojmë evidencë çdo ditë që ta dimë gjendjen në çdo shkollë se sa fëmijë mungojnë dhe se pse mungojnë.

"Nëpër shkolla do të përcillen kushtet sanitaro-higjienike, kushtet për punë, numri i fëmijëve, shpjetësia e zgjerimit të infektimit midis tyre. Nëse paraprakisht për gripin e thjeshtë kemi thënë se me 50.000 deri 60.000 do të shpallim epidemi tani sigurisht se kufiri do të jetë më i ulët në këtë rast. Ndoshta do të shpallim epidemi në një qytet, një rajon, një shkollë. Që të shpallet në nivel të gjithë shtetit duhet të kemi të dhëna nga të gjitha qytetet", theksoi Kostovska.

Ajo shpjegoi se rekomandim është që maskë të mbajnë të sëmurit, punonjësit shëndetësorë dhe familjet të cilat përkujdesen për të sëmurë.

""Ata të cilët mbajnë maskë duhet saktë të dinë se si ajo përdoret për shkak se përdorimi i saj joadekuat është rrezik më i madh se sa mbrojtja që mund ta japë për tipin e ri të virusit. Maskat janë jopraktike dhe të pasigurta dhe më shumë bartin rrezik se sa mbrojtje. Maska në qoftë se mbahet duhet të ndërrohet në çdo dy orë që të ketë mbrojtje dhe të jetë e pastërt dhe efikase. Nëse maska është e infektuar me viruse nga jashtë, ndërsa ju e prekni me dorë, e kruani syrin ose hundën ju bëni infektim. Ose madje nëse e hiqni maskën, madje nuk i lani duart mund të infektoheni", tha Kostovska.

Rekomandohet që maska të mos mbajë popullata e përgjithshme për shkak se, siç theksoi, virusi nëse kalon afër jush ai është shprëndarë dhe vetëm kalon, ndërsa në maskë mund të ngjitet dhe gjatë përdorimit joadekuat nga ne mund të infektohemi me të, e jo nga ajri.

Ata të cilët mbajnë maska pas përdorimit të saj, duhet të hedhin në vend adekuat dhe menjëherë t'i lajnë duart.

Drejtori i Klinikës infektive Zvonko Milenkoviq theksoi se në këtë moment në Klinikë janë hospitalizuar 12 pacientë me infektim të konfirmuar A (H1N1) prej të cilëve tre janë lëshuar në qëndrim shtëpiak. Momentalisht në Klinikë është e hospitaizuar një grua shtatzënë.

"Deri në këtë moment në Klinikë personali i cili ka marrë pjesë në diagnostifikimin dhe mjekimin e këtyre personave, nuk ka pasur rast infektimi. Teorikisht është e mundur që një person të infektohet nga të dy gripet. Mundësia është shumë e vogël që një gjë e tillë të ndodhë. Në krahasim me muajt e kaluar dhe krahasuar me vitet e kaluara ka numër më të madh me simptomatologji respiratore", shtoi Milenkoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail