Duraku: Jehona e vogël në protestë dëshmi se shqiptarët e përkrahin zgjidhjen institucionale të problemeve

Shkup, 10 maj 2010 (MIA) - Numri i vogël i pjesëmarrësve në protestën e sotme është porosi e fuqishme deri te të gjithë faktorët se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë të gatshëm që kërkesat dhe problemet e tyre t'i zgjidhin përmes institucioneve të sistemit, deklaroi pasdite zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.

Ai mohon se në protestë kanë marrë pjesë anëtarë dhe simpatizantë të BDI-së, partner i koalicionit qeveritar.

"BDI-ja edhe paraprakisht ka pasur qëndrim se nuk i përkrah protestat dhe se pjesëmarrja jonë në Qeveri është dëshmi e mjaftueshme se shumica e shqiptarëve e mbështesin zgjidhjen institucionale të problemeve", tha Duraku.

Sipas tij, protestat janë e  drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në Maqedoni që ta shprehin pakënaqësinë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail