Myftinitë u bëjnë thirrje besimtarëve t'i respektojnë organet e BFI-së gjatë agjërimit

Shkup, 6 gusht 2010 (MIA) - Në prag të agjërimit njëmujor të Ramazanit, i cili fillon më 11 gusht, myftitë nga myftinia e Bashkësisë Fetare Islame u bëjnë thirrje besimtarëve myslimanë që në paqe, mirëqenie dhe me lutje t'i kalojnë ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ata në deklaratën e përbashkët deri te mediat apelojnë që besimtarët t'i respektojnë organet e BFI-së të cilat, siç theksojnë, funksionojnë në unitet dhe harmonizim të tërësishëm në krye me kryetarin aktual Sulejman Rexhepin.

"Është e domosdoshme që myslimanët në Republikën e Maqedonisë të mos lejojnë të bien nën ndikimet e interesave personale të individëve manipulantë ose grupe të cilat nuk janë në funksion të zhvillimit të islamit, por qëllimi i tyre është të zbatojnë agjenda të huaja që t'i shqetësojnë dhe të bëjnë përçarje midis pjesëtarëve të islamit", thonë myftitë në deklaratën e përbashkët.

"Ramazani është muaji i shpalljes, muaj kur Allahu e përfundon procesin e udhëzimeve të dhëna njerëzimit. Në këtë muaj pjesëtarët e islamit janë të obliguar me agjërim si akt i lartë i pastrimit shpirtëror të njeriut... Ua urojmë muajin e Ramazanit të gjithë pjesëtarëve të islamit në Maqedoni dhe ta kalojnë në unitet, bashkësi dhe bashkim të ndërsjellë, me ç'rast nuk do t'i lënë hapësirë veprimit destruktiv", apelojnë myftitë deri te besimtarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail