Punësimet me Marrëveshjen e Ohrit të mos shkaktojnë stërpunësim në administratën publike, porositi ambasadori i OSBE-së Herero

Shkup, 8 gusht 2010 (MIA) - Punësimet me Marrëveshjen e Ohrit nuk duhet të shkaktojnë stërpunësim në administratën publike, thotë ambasaori i OSBE-së në Maqedoni Hoze Luis Herero në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Ai rekomandon të ndiqet statistika, se sa njerëz nevojiten dhe në cilat vende të punës.

"Është shumë e rëndësishme që ata të mos punësohen në mënyrë artificiale. Kuptohet, administrata publike çdo vit ka nevojë për resurse njerëzore, kuadër të ri, dhe çdo vit ka rotacion, por ajo që është e rëndësishme është që në atë rotacion të ri të merret parasysh koncepti i përfaqësimit të barabartë. Madje, nuk duhet të shpifet vend i ri i punës i cili aspak nuk nevojitet. Kjo nuk është idea, idea është që vendet e punës të nevojiten me të vërtetë. Ndonjëherë këto dy parime përplasen, parimi i punësimit në bazë të cilësisë dhe parimi në bazë të përfaqësimit të barabartë", theksoi Herero.

Nuk është lehtë të harmonizohen nevojat me aftësitë e kuadrove të cilat duhet të punësohen, por kjo, theksoi ambasadori i OSBE-së në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duhet të bëhet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail