Urim nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shkup, 10 gusht 2010 (MIA) - Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman ua uron këtë muaj të bekuar.

"Ramazani është muaj kur të gjithë, të pasur e skamorë, barazohen mes veti duke shmangur ushqimin dhe kënaqësit tjera, edhe atë për t’i dëshmuar Zotit se janë në rrugën e tij. Ky është muaj kur i pasuri duhet ta ndërmend të varfërin, kur të gjithë ne duhet të shohim se përpos obligimeve ndaj Zotit, kemi për detyrë edhe të nxisim të mirën në ne, t’ia shtrijmë dorën nevojtarit dhe të dëshmojmë se lumturia dhe e mira personale është e kushtëzuar nga ajo e të tjerëve, se i miri i vetvetes dhe për Zotin, është ai që bën mirë për të tjerët dhe shoqërinë ku jeton", është shprehur Ahmeti. 

Ai të gjithë besimtarëve u dëshiron ditë sa më të lehta të agjërimit dhe uron që Zoti t'ua pranojë agjërimin dhe lutjet gjatë këtij muaji të shenjtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail