Mbi një mijë të sëmurë nga gripi, 19 me virus të influencës tipi B, nuk është izoluar gripi i tipit A (H1N1)

Shkup, 10 janar 2011 (MIA) - Në institutin për shëndetësi publike deri tani kanë arritur 1.072 paraqitje për të sëmurë nga gripi. Nga numri i përgjithshëm i analizave të kryera laboratorike, te 19-të persona është izoluar virusi influenca tipi B. Në Republikën e Maqedonisë ende nuk është izoluar gripi i tipit A (H1N1).

Këto janë një pjesë konkluzioneve nga takimi punues i përfaqësuesve nga Komisioni për grip pandemik, Komisioni për sëmundje infektive dhe përfaqësuese nga instituti për shëndet publik, ku është shqyrtuar gjendja aktuale e gripit në shtet.

Sipas infektologëve, virusi nga influenca i tipit B ka qenë i lidhur me sëmundje tjera me prekje multisistematike, siç janë bronkopneumonia, sepsa dhe sëmundje të tjera.


Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për grip pandemik, thuhet në kumtesë, vazhdojnë aktivisht ta ndjekin gjendjen me gripin në shtet dhe t'i ndërmarrin masat duhura, në pajtim me gjendjen epidemiologjike. Për momentin, në shtet ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve (tamiflu dhe relenca), mjete për dezinfektim dhe mjete mbrojtëse (mantele, maska dhe doreza).

Ekspertët apelojnë që qytetarët t'i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga gripi, siç janë shmangia e kontaktit me personat e sëmurë, ajrosja e rregullt e hapësirave, si dhe mbajtja e higjienës personale (larja e rregullt e duarve, kollitje dhe teshitje në shami).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail