MASH prezantoi E-ditarin për shkollat e mesme

Shkup, 8 shkurt 2011 (MIA) - Para drejtorëve të shkollave të mesme në Maqedoni, ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov sot e prezantoi aplikimin elektronik të E-ditarit, përmes të cilit prindërit e nxënësve do të kenë njohuri për notat e tyre dhe mungesat në shkollë dhe për temat të cilat i mësojnë në orë.

"Në këtë mënyrë do të vendosim nivel më të lartë të interaksionit mes prindërve dhe shkollave dhe do të mundësojmë nivel më të lartë  të njohurive të prindërve, për atë se çfarë ndodh në shkollë, cili është materiali që e mësojnë  dhe si zhvillohet fëmija i tyre. Jam i sigurt  se me këtë mënyrë të kontrollimit do të sjell nivel më të lartë  të cilësisë së arsimit  dhe deri te interesimi më i madh i prindërve, që është një ndër parakushtet themelore  për arritjen e nivelit më të lartë të arsimit të fëmijëve" deklaroi Todorovi për mediat.

E-ditari është realizuar si ueb aplikim i bazuar dhe deri te ai  mund të arrihet në adresën http://ednevnik.mon.gov.mk. Në fazën e fillimit të projektit  prindërit  do të marrin raportet në postë elektronike apo me paralajmërim në sistem.

E-ditari si bazë e shfrytëzon  bazën e të dhënave nga EMIS (Education Management Information System), në të cilin mblidhen, përpilohen dhe prezantohen të dhënat e rëndësishme për arsimin e fillor dhe të mesëm në Maqedoni. Tani për tani në sistem janë vendosur  të dhëna  për rreth 600 shkolla fillore dhe të mesme në vend. Në fazën e ardhshme të projektit E-ditar do të përfshihen edhe shkollat e mesme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail