Afirmimi i perspektivës evropiane dhe vlerat e Marrëveshjes së Ohrit, pjesë kyçe e programit zgjedhor të BDI-së

Shkup, 13 prill 2011 (MIA) - Riafirmimi i perspektivës evropiane si alternativë e vetme, zhvillimi ekonomik dhe afirmimi i vlerave dhe frymës së Marrëveshjes së Ohrit janë tre shtyllat kryesore të programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili akoma është në përgatitje.

Këtë sot në takim me gazetarët, duke e prezantuar programin për zgjedhjet e ardhshme, e theksuan, sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe shef i shtabit zgjedhor, Abdilaqim Ademi së bashku me anëtarët e shtabit zgjedhor Fatmir Besimi dhe Ermira Mehmeti-Devaja.

Sipas Mehmeti-Devaja, BDI-ja në këto zgjedhje po përgatitet të paraqitet me aleancë më të gjerë, e cila del nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit, dhe hapi i parë do të ishte tejkalimi i barrierave etnike dhe gjuhësore në shoqëri. Aleanca e këtillë, siç tha, në esencë e ka përcaktimin euroatlantik dhe integrues, e cila angazhohet për arritjen e balansit politik dhe etnik midis bashkësisë dominante - maqedonasve, shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike.

Nga BDI presin zgjedhje korrekte dhe demokratike. Si parti, thonë, veçmë kanë dëshmuar se kanë vullnet politik të jenë menaxhues të suksesshëm të një procesi demokratik, në të cilin presin fitore, në bazë të, siç theksojnë, të gjitha anketave dhe hulumtimeve të opinionit publik.

Nga partia vlerësojnë se nevojitet të demonstrohet rëndësia e faktorit shqiptar, që sipas tyre, do të arrihet me fragmentim sa më të vogël të trupit votues shqiptar.

Për BDI-në, ideja për një opozitë të bashkuar për t'iu bërë konkurrencë atyre, e cila do të bashkonte edhe rivalët më të ashpër politik, të cilët kanë një bekraund të përbashkët politik, flet dhe dëshmon për fuqinë, që sipas tyre, ka kjo parti dhe për faktin se është konkurrenti kryesor për të fituar edhe një mandat në qeverinë e ardhshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail