Merkel javën e ardhshme fillon turne në Ballkanin Perëndimor

Berlin, 3 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel javën e ardhshme do ta fillojë vizitën e saj dyditore në Ballkanin Perëndimor, transmetoi TASS.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert, sot në brifing informon se turneu do të fillojë të mërkurën, më 8 korrik dhe do t'i përfshijë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Është parashikuar që Merkel të takohet me kryeministrat e këtyre vendeve dhe me ta t'i shqyrtojë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet energjetike.

"Në Sarajevë Merkel do ta vizitojë ekspozitën, kushtuar masakrës në Srebrenicë në vitin 1995", tha Zajibert.

Ai potencon se Ballkani perëndimor ende nuk e ka marrë vehten nga krimet e luftërave në ish Jugosllainë dhe Gjermania ka për qëllim ta japë kontributin e saj për zhvillimin e tij.

"Zhvillim do të ketë vetëm nëse në marrëdhëniet bilaterale të vendeve nga rajoni ka sa më pak momente tensionuese", theskoi zëdhënësi qeveritar gjerman.

Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Tirana, Merkel do të udhëtojë në Shqipëri të mërkurën pasdite, ku krahas takimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe shefin e shtetit Bujar Nishani do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik. Është parashikuar vonë pasdite Merkel nga Tirana të udhëtojë për në Beograd.

Masat të cilat do të ndërmerren për vizitën e kancelares gjermane në Tiranë, do të jenë identike me ato gjatë qëndrimit të papës Françesko më 22 shtator të vitit të kaluar dhe vizitën e kryeministrit  serb Aleksandar Vuçiq më 26 dhe 27 maj, kur për sigurinë u kujdesën mbi 1.500 anëtarë të Ministrisë shqiptare të Punëve të Brendshme dhe gardianë, ndërsa qytetin e kontrolluan edhe helikopterë policorë.

Vizita e Merkelit do të jetë e dyta e një kancelari gjerman në Shqipëri pas vitit 1999, kur Tiranën e vizitoi Gerhard Shreder, 12 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve dipolomatike mes ish Gjermanisë Perëndimore dhe Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail