Merkel: Hapja e kapitujve varet nga marrëdhëniet Beograd-Prishtinë

Berlin, 4 korrik 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel para vizitës së ardhshme në Beograd javën e ardhshme, deklaroi se hapja e kapitullit negociues të Serbisë me BE-në, lidhet me përparimin që e bëjnë vendet ballkanike, njoftoi Tanjug.

"Ne kërkojmë që Kosova dhe Serbia të bisedojnë njëra me tjetrën", tha Merkel, e cila më 8 dhe 9 korrik do të qëndrojë në Beograd dhe përkujtoi se pikërisht këtë javë sërish janë zhvilluar biseda gjithëpërfshirëse me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.

"Ajo që para shumë viteve aspak nuk ishte e mundur, në një hapësirë të ulet dhe të negociohet, sot është e mundur. Ka ende shumë punë, por ekzistojnë shenja me të vërtetë të mira. Dhe ne bëjmë presion që procesi të përshpejtohet", tha Merkel.

Ajo shtoi se hapja e kapitujve të parë në negociatat me Serbinë lidhet me përparimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail